Ndërlidhjet

UASHINGHTON


Shtetet e Bashkuara e kanë shenjuar komandantin separatist të Çenisë, Shamil Basayev si kërcënim për sigurinë nacionale amerikane dhe kanë vendosur sanksione finansiare kundër tij, përfshirë edhe ngrirjen e aseteve të tij.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë se Basayev ka kryer, apo paraqet rrezik të dukshëm për kryerjen e akteve të terrorizmit që kërcënojnë sigurinë e shtetasve amerikanë apo sigurinë nacionale, politikën e jashtëme ose ekonominë e Shteteve të Bashkuara.
Ministria e Jashtëme ruse e ka përshëndetur vendimin e Uashingtonit, duke thënë se ky është ''një hap i ri në drejtim të përforcimit të luftës globale anti-terror ''.
XS
SM
MD
LG