Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Ekspertët e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut sot i kanë bërë thirrje Izraelit që të ndërpresë me ndërtimin e gardhit të sigurisë tejpërtej Bregut Perëndimor dhe t'u japë fund ''vrasjeve me paramendim'' të terroristëve të dyshuar në territoret palestineze.
Këto rekomandime janë përfshirë në konkludimet me shkrim të publikuara pas shqyrtimit të biografisë së fundit të të drejtave civile dhe politike të Izraelit.
Ndonëse pranojnë brengat e Izraelit lidhur me sigurinë, paneli 18 anëtarësh i Kombeve të Bashkuara gjithashtu kërkon ndërprerjen e përdorimit të njerëzve si mburojë gjatë operacioneve ushtarake në territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG