Ndërlidhjet

NJU JORK


Bashkëpiloti i një avioni të Air France është arrestuar në aeroportin e Nju Jorkut, John F. Kennedy pasi kishte bërë shaka se në këpucën e tij kishte bombë.
Ai është arrestuar dje në pikën kontrilluese të sigurisë pasi kishte rrefuzuar të zbathë këpucët kur ishte kërkuar prej tij. Pasi kishte thënë se ka një bombë në këpucë, ishte orvatur të largohet nga pika e kontrollit, por policia e aeroportit e ka arrestuar.
Ai do të paraqitet para gjykatës për raportim falso të një incidenti të shkallës së parë dhe të dytë-akuza këto që bashkërishtë mund të sjellin dënim prej 11 vitesh burgim.
XS
SM
MD
LG