Ndërlidhjet

VIENË


Bashkësia shtetërore Serbia dhe Mali i Zi është një provizorium që nuk ka gjasë për mbijetesë të gjatë dhe as të shkojë drejtë bërjes ''shtet i vërtetë'', kurse epilogu përfundimtar sipas të gjitha gjasave do të jetë dy shtete të pavaruara, vlerëson eksperti i institutit të Vienës për krahasimin e ekonomive ndërkombëtare, Vladimir Gligorov.
Eksperti i Vienës vlerëson gjithashtu se është koha që të zgjidhet problemi i shtetit të përbashkët sa më parë, si edhe çështja e Kosovës.
''Provizoriumi i këtillë nuk është zgjidhje e përherëshme'', vlerëson Gligoriv duke shtuar se Serbia dhe Mali i Zi duhet të shqyrtojnë të gjitha faktet dhe të shohin se a ka vallë ndonjë kuptim vazhdimi i shtetit të përbashkët.
XS
SM
MD
LG