Ndërlidhjet

DEIR HARFA/LIBAN


Izraeli ka bombarduar me avionë periferitë e fshatit kufitar libanez Deir Harfa, pasi fajësoi guerrilët e Hezbolahut për sulmin artilerik kundër qytetit Shlomi në veri të Izraelit që la të vdekur një djalosh dhe katër persona të plagosur lehtë.
''Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të mbrojë territorin dhe qytetarët e vetë'', thanë zyrtarët e tij.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka shfaqur ''brengosje të thellë për shkallëzimin aktual në rajon'' dhe u ka bërë thirrje ''të gjitha qeverive që kanë ndikim tek Hezbollhu që t'a renojnë nga çfarëdo aksioni që mundë të rrisë tensionet në rajon'' , kurse Izraelit i ka bërë thirrje që ''të vetëpërmbahet sa më shumë''.
XS
SM
MD
LG