Ndërlidhjet

TIKRIT/IRAK


Forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak njoftojnë se kanë ndërmarrë një operacion tjetër për kapjen apo vrasjen e mbështetësve të liderit të dëbuar irakian, Saddam Hussein.
Koloneli amerikan, William MacDonald tha se operacioni do të jetë, siç e quajti ''sulm kirurgjik'' për kapjen e lojalistëve të ish regjimit të cilët mund të planifikojnë sulme kundër forcave të koalicionit.
Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se dje është vrarë një ushtar amerikan, kurse dy të tjerë janë plagosur kur një bombë prodhim dore kishte shpërthyer afër një stacioni policor në qytezën Baqouba, në veri të Bagdadit.
U raportua gjithashtu se forcat amerikane kanë vrarë me gabim ditën e shtunë dy policë irakian, por incidenti nuk u konfirmua zyrtarisht.
XS
SM
MD
LG