Ndërlidhjet

BEJRUT


Qeveria e Libanit ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara dhe nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit që të ndalin Izraelin nga ndërmarrja e sulmeve kërcënuese hakëmarrëse nga ajri kundër Libanit.
Avionët izraelit fluturuan në mëngjes mbi Bejrut dhe sulmuan caqe të Hezbollahut në jug të Libanit si përgjigje ndaj granatimeve të djeshme tej-kufitare të guerrilëve libanezë të Hezbollahut që lanë të vdekur një person.
Izraeli ka shtruar edhe mundësinë e aksioneve kundër Sirisë, duke e mbajtur përgjegjëse për aktivitetet e Hezbollahut dhe i është ankuar gjithashtu Këshillit të Sigurimit lidhur me mbështetjen e Hezbollahut nga ana e Sirisë.
XS
SM
MD
LG