Ndërlidhjet

logo-print

VIENË


Beogradi zyrtar dëshironë të reformojë ushtrinë dhe t'a pastrojë nga kuadri i vjetër, vlerësonë gazeta Standard e Vienës, duke përkujtuar pensionimin e mëse 16 gjeneralëve dhe 200 oficerëve nga radhët e ushtrisë serbo-malazeze.
Por gazeta vieneze thotë se ''kjo nuk është fundi, se duhet të largohet një e treta e kuadrit të oficerëve, kurse ushtria që numëronë 62 mijë njerës dhe nëntë mijë e shtatëqind oficerë duhet të përgjysmohet''.
Gazeta shkruan se ''shumica e njerëzve që ndoqën Sllobodan Millosheviqin në luftërat e tij dhe qëruan brutalisht hesapet me opozitën civile në Serbi, edhe më tej ndodhen në pozitat e tyre''.
XS
SM
MD
LG