Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


NATO mori sot komandën mbi Forcën ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan, duke hapur operacionin e parë të Aleancës jashtë Evropës që nga themelimi i NATO-s para 50 vitesh.
''Ne do të ushtrojmë mandatin për mbështetjen e presidentit Hamid Karzai dhe Autoritetit kalimtar afgan për vendosjen e një ambienti të sigurtë në Kabul dhe rrethinë'', tha gjenerali britanik Jack Deverell, komandant operacional i forcës.
Gjenerali britanik theksoi se komanda mbi forcën e ISAF-it ''është një gurthemel'' në zhvillimet e NATO-s dhe paraqet një ''shkëputje të vërtet'' nga NATO i së kaluarës.
XS
SM
MD
LG