Ndërlidhjet

MONROVI


Presidenti i ri i Libeisë, Moses Blah thotë se të gjithë pjesëmarrësit në luftën civile liberiane ishin humbës.
'' Mësimi i madh që nxorrëm të gjithë ne liberianët është ai se nuk ka fitues, të gjithë jemi humbës. Nëse kemi nxjerrë mësime nga kjo luftë ne duhet të konsiderojmë se të gjithë jemi një popull, pa marrë parasysh përkatësinë fisnore, fetare, apo bindjet politike'', ka thënë Moses Blah.
Charles Taylor, president i deritashëm që dorëzoi pushtetin, e përshkroi veten si ''dele e sakrifikuar'', duke thënë se ishte i shtrënguar nga Shtetet e Bashkuara që të largohet nga posti dhe me avion u nis për në Nigeri, e cila i ka ofruar azil.
XS
SM
MD
LG