Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy persona kanë shtënë me armë mbi një serb duke i shkaktuar plagë në gojë dhe në pjesë të tjera. Zëdhënësi i UNMIK-ut Andrea Angjeli ka bërë të ditur se viktima është Dragan Tomiq, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po kurohet në spital. 43 vjeçari serb, ishte sulmuar mbrëmë vonë derisa po peshkonte në një lum të vogël afër një fshati, rreth 15 kilometra në jugperendim të Prishtinës. Motivet e këtij sulmi janë të panjohura dhe askush deri tani nuk është arrestuar.
XS
SM
MD
LG