Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur sot se Shqipërisë do t'i dërgohet një notë proteste për shkak të deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, se nuk do të marë pjesë në takimin për sigurinë e rajonit, për arsye se në kushtetutën e Serbisë, Kosova do të definohet si pjesë e saj. Ministri serb i drejtësisë Vlladan Batiç, ka deklaruar se një qendrim i tillë i zyrtarëve shqiptarë, paraqet, siç ka thënë ai, "ndërhyrje flagrante në çështjet e brendshme të një vendi."
XS
SM
MD
LG