Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Formacioni i quajtur Armata Kombëtare Shqiptare, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e saj në internet, ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin e kryer kundër një baze ushtarake të Unionit serbo-malazez në fshatin Dobrosin në Luginën e Preshevës. Në komunikatë thuhet se forcat speciale të Armatës Kombëtare Shqiptare këtë sulm e kanë kryer me predha artilerie duke shkaktuar, siç thuhet, dëme të mëdha materiale. Armata Kombëtare Shqiptare me 17 prill të këtij viti u shpall si organizatë terroriste nga administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
XS
SM
MD
LG