Ndërlidhjet

TIRANË


I ngarkuari me punë i ambasadës së unionit Serbi e Mali i Zi në Tiranë Zhivorad Simiç, sot ka bërë protestë verbale në ministrinë e Jashtme të Shqipërisë lidhur me refuzimin ndaj ftesës për pjesëmarrje në tryezën e rrumbullakët me temën "Siguria në zonën bregdetare në Mal të Zi".
Në komunikatën e ministrisë së Jashtme thuhet se qeveria shqiptare mbetet në qëndrimin për respektimin e rezolutës 1244 për Kosovën, si dhe mbështet fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësim dhe bashkëpunim të faktorit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG