Ndërlidhjet

logo-print

PUNA E PAPËRFUNDUAR


WALL STREET JOURNAL

Katër vjet pas bombardimit të Serbisë, për ta ndëshkuar për shkak të keqtrajtimit që ajo u bënte shqiptarëve në Kosovë, Evropa dhe Amerika tani i kanë kthyer sytë e tyre gjetkë. Njerëzit në Ballkan nuk e kanë këtë luks, dhe ende kanë nevojë për privilegjin e këtillë të Perëndimit edhe një kohë të gjatë.
Përkujtimi më i mirë këtë javë erdhi nga deklarata e qeverisë serbe për Kosovën. Duke e bërë deklarimin e saj të parë zyrtar për Kosovën me shumicë shqiptare, për herë të parë pas konfliktit të vitit 1999, Serbia tha se dëshiron ta rimarrë kontrollin mbi Kosovën, kurse shqiptarëve u premtoi "autonomi substanciale". Serbët pohojnë se Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja, të cilët janë kompetentë atje, kanë dështuar në formimin e "shoqërisë shumë-etnike dhe demokratike".
Megjithate çfarëdo vendimi mbi të ardhmen e Kosovës nuk do të merret në Beograd apo në Prishtinë, por nga Këshilli i Sigurimit. Qeveria në Beograd pa nevojë i ngre tensionet dhe dyshimet në rajonin ku plagët apo kanë filluar të shërohen. Dhe, serbët, nuk njihen shumë për të mirë në përkushtimet e tyre për "Shoqëri shumë-etnike".
Ndjenjat nacionaliste mbeten të forta, dhe asnjë politikan serb nuk dëshiron ta vërë emrin e vet për çfarëdo zgjidhje, e cila do të nënkuptonte ndarjen e Kosovës. Por këtu në lojë janë edhe faktorë tjerë. Në vjeshtë, serbët e hartojnë kushtetutën e re, dhe duhet të llogarisin në Kosovën, e cila teknikisht është pjesë e Serbisë. Nga ana tjetër, entiteti i ri, Serbia dhe Mali i Zi sapo e zëvendësuan Jugosllavinë. Si pjesë e marrëveshjes së kontraktuar nga Bashkimi Evropian, të dyja republikat janë zotuar se do të mbeten së bashku tre vjet. Por shumë bastvënës pandehin se ato do të ndahen, ndërsa kufijtë sërish do të vijnë në plan të parë.
Faji për pasigurinë shkon te Amerika dhe Evropa, të cilët katër vjet me radhë në heshtje belbëzonin rreth diçkaje që është shumë e qartë: Kosova më nuk do të kthehet nën kontrollin e Beogradit. Shumica e serbëve gjithashtu privatisht e pranojnë këtë fakt. Në vend që të përpiqen t'i ruajnë kufijtë artificialë, aleatët e Perëndimit mund të bëjnë punë më të mirë duke i orentuar këto vende drejt pavarësisë, si dhe integrimeve më të ngushta me Bashkimin Evropian. Një qasje e kthjellët nga ana e tyre, do të ishte mënyra më e mirë për të shmangur çfarëdo mosmarrëveshje në të të ardhmen.
XS
SM
MD
LG