Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i Serbisë dhe Malit të Zi në Kombet e Bashkuara ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit lidhur me vrasjen në Gorazhdec të Pejës dhe kërkonë ndërmarrjen e masave urgjente dhe efikase për ndalimin e dhunës në Kosovë, të kryer si'ç thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtëme, ''nga kstremistë shqiptarë''.
''Këto krime nuk duhet të mbesin të pandëshkuara kurse misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është përgjegjës për sjelljen e dorasve para drejtësisë dhe parandalimin e shkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në Kosovë'', thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtëme në Beograd.
Ndërkohë qeveria e Serbisë e ka shpallur të premten ditë zie në përkujtim të viktimave të vrarë , si'ç thuhet ''në sulmin terrorist''.
XS
SM
MD
LG