Ndërlidhjet

TIRANË


Ministria e punëve të Jashtëme e Shqipërisë dënon ashpër aktin kriminal të ndodhur dje në afërsi të Gorazhdicit të Pejës, duke e kualifikuar ate si ''krim monstruoz i kryer nga individë të caktuar apo grupe kriminale''.
Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet se autorët që kanë kryer ate akt ''synojnë të minojnë procesin e vështirë të vendosjes së sigurisë dhe stabilitetit, si dhe krijimin e klimës së besimit mes të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë''.
''Ne mbështesim organet kompetente të UNMIK-ut si dhe autoritetet vendore për zbulimin dhe dënimin e autorëve të këtij akti kriminal'', thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG