Ndërlidhjet

BANKOK


Liderët e Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Indonezisë e kanë përshëndetur arrestimin e Riduan bin Isomuddin të njohur si Hambali, kryeplanifikues i një varg sulmesh terroriste me bomba në Azinë jug-lindore.
''Qeveria e Australisë është e rilaksuar nga arrestimi i Hambalit dhe kjo është një punë e madhe që nuk duhet të nënçmohet sepse Hambali ishte Osama bin Laden i Azisë jug-lindore'', ka deklaruar ministri i Jashtëm i Australisë, Alexander Downer.
Si'ç u raportua, Hambali ishte kapur gjatë kësaj jave në Tajlandë, kurse zyrtarët amerikanë thanë se ai është aleat i liderit të al Kaidës, Osama bin Ladenit dhe shef operacional i Jemaah Islamiyah, grupit militant në Azinë jug-lindore i akuzuar për bombardimin në Bali.
XS
SM
MD
LG