Ndërlidhjet

HAGË


Shefi i dikurshëm i rojtarëve të kampit afër Foçës, serbi i Bosnjës Mitar Rasheviq, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit arriti në Hagë ku do të gjykohet para Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krime lufte.
Gjatë luftës së Bosnjës, në ate kamp mbaheshin të burgosur myslimanë e kroatë, kurse Rasheviq akuzohet për persekutime, torturime, akte të panjerëzishme, sklavërim dhe vrasje.
Zyrtarët e Tribunalit thanë se Mitar Rasheviq u ishte dorëzuar autoriteteve të Beogradit më 9 gusht.
XS
SM
MD
LG