Ndërlidhjet

PRISHTINË


Duke mohuar të ketë deklaruar se ka ditur se po përgatitej një sulm kundër civilëve serbë në Goraxhdec të Pejës, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se e kishte njoftuar KFOR-in se po përgatitej një sulm kundër serbëve diku në Kosovë.
Zëdhënësit e forcës paqëruajtëse as i kanë mohuar dhe as i kanë pohuar fjalët e Rada Trajkoviqit, por kanë thënë se po zhvillohen hetime lidhur me këto deklarata.
Nga zhvillimet tjera, autoritetet ndërkombëtare në Kosovë i kanë demantuar raportimet në mediat e Beogradit ku thuhej se policia ka arrestuar gjashtë shqiptarë, pasi që ata po përgatisnin atentat kundër zëvendës kryeministrit të Serbisë , Nebojsha Çoviq gjatë qëndrimit të tij të fundit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG