Ndërlidhjet

UASHINGTON/OTAVA


Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë vendosur të formojnë një komision të përbashkët që të përcaktojnë shkaqet e rënies më masive të sistemit elektro-energjetik në historinë e Amerikës Veriore dhe të parandalojnë që të mos ndodhë më.
Rreth 50 milion njerës në disa sektorë të shteteve federale amerikane - Nju Jorkut, Nju Xhersit, Kenerikës, Pensilvanisë, Ohajos, Miçigenit dhe provincës Ontario të Kanadasë kishin mbetur pa rrymë pas rënies zinxhiorore të sitemit energjetik që kishte filluar të enjten.
Në Nju Jork është rivendosur furnizimi me energji elektrike, por disa qytete tjera të mëdha afër kufirit të Shteteve të Bashkuara me Kanadanë akoma kanë probleme.
XS
SM
MD
LG