Ndërlidhjet

MITROVICË


Një shpërthim ka tronditur mbrëmë lagjen e banuar me shqiptarë në veri të lumit Ibër, por viktima nuk ka patur dhe nuk u raportua për dëme materiale, ka thënë Gyorgy Kakuk, një zëdhënës i UNMIK-ut.
Shpërthimi i mbrëmëshëm ka qenë sulmi i katërt me radhë kundër lagjeve të banuara me shqiptarë në ate pjesë të qytetit të Mitrovicës që nga dita e mërkurë.
Zëdhënësi Kakuk ka thënë se policia e Kombeve të Bashkuara dhe paqëruajtësit e udhëhequr nga NATO kanë forcuar sigurinë në ato lagje prej shpërthimit të parë. Ai ka thënë se janë ndërmarrë hetime.
XS
SM
MD
LG