Ndërlidhjet

LONDËR


Eksperti britanik për çështejet ballkanike Tim Xhuda ka shfaqur dyshimin se mbledhja e nesërme e Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës do të sjellë ndonjë ndryshim esencial për zhvillimin e mëtejshëm të rrethanave në Kosovë.
Në një intervistë për radion shtetërore britanike ai ka vlerësuar se ''kur qeveria në Beograd thotë se do të presë që Kombet e Bashkuara në Kosovë të bëjnë gjith ate që janë të obliguar t'a bëjnë, e pastaj Kosova do të jetë krahinë autonome brenda Serbisë, kjo nuk është politikë ndaj Kosovës''.
Tim Xhuda thotë më tej se ''Serbia në afat të gjatë nuk ka politikë ndaj Kosovës''. ''Ideja se pushteti serb do të kthehet në Kosovë dhe se deputetët shqiptarë do të ulen në parlamentin e Beogradit dhe do të bisedojnë për arësimin është aqë jo-reale, saqë për te nuk ia vlenë të flitet'', thotë analisti britanik.
XS
SM
MD
LG