Ndërlidhjet

LONDËR


Një mesazh elektronik i shefit të kabinetit të kryeministrit Tony Blair, i bërë sot publik, flet për dyshimet rreth arsyeve të paraqitura për të filluar luftën në Irak.
Në mesazhin në fjalë shkruhet se "informacionet e inteligjencës nuk dëshmojnë për ndonjë kërcënim real nga Sadam Huseini".
Mesazhi u bë publik derisa Xhonatan Pauell, shefi i kabinetit të kryeministrit Blair po dëshmon përpara komisionit hetimor të ngritur për të analizuar vetvrasjen e shkencëtarit David Kelly. Kelly ishte burim i informacionit për mediat britanike se qeveria kishte zmadhuar rrezikun e programeve të armëve të Sadam Huseinit.
XS
SM
MD
LG