Ndërlidhjet

GALACK: BE E ANGAZHUAR PËR FILLIMIN E BISEDIMEVE TEKNIKE KOSOVË-SERBI


EVROPA E LIRË: Shefi i ri i UNMIK-ut ka deklaruar se incidentet e dhunës i kanë shtyrë bisedimet teknike Kosovë-Serbi, madje edhe për një vit. Cili është qendrimi i Bashkimit Evropian?

GHALACK: Nuk mund ta komentoj deklaratën e Z. Holkeri për të cilin Bashkimi Evropian ka shprehur mbështetje të plotë. Z. Solana ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Z. Holkeri që nga momenti i emërimit të tij dhe ai e ka mbështetjen e gjithë BE-së.
Por, sa i përket bisedimeve teknike, do të dëshiroja të nënvizoja se për ne si Bashkim Evropian është i rëndësishëm fakti që kontaktet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, ashtu si të dyja palët ranë dakort në takimin e Selanikut. Në atë kohë ka qenë një angazhim i të dyja palëve përpara zotit Solana, që të fillojnë bisedimet për çështjet me interes të përbashkët. Në këtë kuptim ne deshirojmë që këto bisedime të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, diku rreth fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës.

EVROPA E LIRË: A mendoni se incidentet e fundit do të ndikojnë në fillimin e bisedimeve dhe zhvillimin e tyre?

GHALACK: Shpresojmë që të mos kenë ndikim. Incidentet e dhunës janë dënuar fuqimisht nga Bashkimi Evropian dhe nga gjithë bashkëisa ndërkombëtare. Ne kemi kërkuar nga udhëheqësuit vendorë të ushtrojnë maksimumin e pushtetit të tyre në mënyrë që këto akte dhune të mos përsëriten më. Shpresojmë shumë që këto incidente të mos kenë pasoja mbi bisedimet dhe që të dyja palët , Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë të mbeten të angazhuara për fillimin e bisedimeve rreth çështjeve me interes të përbashkët.

EVROPA E LIRË: Cilat janë reagimet e fundit të Beogradit pranë BE-së, pas incidentëve të dhunës lidhur me angazhimin për fillimin e bisedimeve teknike?

GHALACK: Ne kemi qenë në kontakt me ta dhe ia kemi bërë të qartë se vullneti i Bashkimit Evropian mbetet i njëjtë përballë këtyre drejtuesve. Ne si Bashkim Evropian dëshirojmë që ata të mbeten të përfshirë, pavarësisht vështirësive të brendshme politike që po ndodhin si rezultat i zgjedhjeve.


Bisedoi: Iliriana BAJO
XS
SM
MD
LG