Ndërlidhjet

STOKHOLM


Sekretari i përgjithshëm, Kofi Annan ka thënë se veprimtaria e Kombeve të Bashkuara në Irak nuk do të zbehet për shkak të bombardimit të djeshëm të zyrave të stafit të saj në Bagdad.
Duke folur në Stokholm , Annan tha se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të rindërtimit dhe stabilizimit të Irakut.
Kofi Annan do të takojë gjatë ditës Këshillin e Sigurimit për të diskutuar rrugët për mbrojtje më të mirë të punonjësve të Kombeve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG