Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Shefi i ekipit të FBI-së në Irak, Tom Fuentes ka deklaruar se sulmi i djeshëm kundër zyrave të stafit të Kombeve të Bashkuara në Bagdad ''ishte me gjasë sulm vetëvrasës'' sepse janë gjetur pjesë trupi njeriu brenda automjetit-bombë të përdorur në sulm.
Zyrtari irakian, Ahmad Chalabi tha se numri i të vrarëve arriti së paku 20 njerës. Ai tha se mbështetës të Saddam Husseinit qëndrojnë pas sulmit.
Në Bruksel, Komisioni Evropian njoftoi se tërheqë disa anëtar të stafit të tij nga Iraku pas bombardimit të djeshëm kundër zyrave të stafit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë në Irak është vrarë një civil që punonte për një kompani amerikane dhe janë plagosur dy ushtarë amerikanë nga një sulm kundër një konvoji ushtarak afër Tikritit, njofton ushtria e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG