Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Kryeministri palestinez, Mahmoud Abbas ka thirrur mbledhje urgjente të kabinetit të tij pas sulmit të djeshëm vetëvrasës kundër një autobusi në Jerusalem që la 18 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.
''Unë e dënoj këte. Ky është një akt terrori dhe është kundër interasave të popullit palestinez'', ka thënë Mahmud Abbas.
Kryeministri palestinez ka urdhëruar shërbimin e sigurimit që të arrestojë militantët të cilët qëndrojnë pas bombardimit.
Grupi radikal Hamas dhe grupi tjetër militant Xhihadi Islamik morën përgjegjësinë për bombardimin.
XS
SM
MD
LG