Komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se Ali Hasan al-Majid, kushëri i Sadadm Husseinit dhe ish komandant irakian, ndodhet në arrestin e forcave amerikane. I pesti në listën e 55 ish zyrtarëve më të kërkuar irakian, ai njihej si ''Aliu kimik'' për shkak se kishte urdhëruar sulmin me armë kimike në vitin 1988 që la të vdekur mijëra kurdë në veri të Irakut.