Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan për të diskutuar sigurinë në Irak, pas sulmit me kamion-bombë kundër zyrave të stafit të OKB-së në Bagdad.
Powell tha se ai dhe Annan afirmuan zotimet për vazhdimin e angazhimeve për rindërtimin e Irakut.
''Kombet e Bashkuara, koalicioni dhe Shtetet e Bashkuara mbesin pran zotimeve për të qëndruar në Irak dhe për t'a bërë të sigurtë se premtimet që u sollën në Irak me eliminimin e regjimit të Saddam Husseinit do të arrihen dhe do t'i bëhen të prekëshme çdo qytetari irakian'', ka deklaruar sekeretari amerikan i shtetit.
Ai tha se diplomatët po diskutojnë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit e cila do të kërkonte nga vendet anëtare të OKB-së që të kontribuojnë më shumë në Irak.
Powell tha se Shtetet e Bashkuara nuk diskutojnë t'i lënë Kombeve të Bashkuara autoritetin në Irak.
XS
SM
MD
LG