Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara në Iark, gjenerali John Abizaid ka thënë sot se terrorizmi po ngre krye si kërcënimi kryesor në Irak dhe ky është më i vështirë në rajonet e myslimanëve sunit dhe në veri të Bagdadit, ku mbështetja e regjimit të Saddamit ishte e fortë.
''Terrorizmi po ngre krye si kërcënimi numër një për sigurinë dhe ne po i kushtojmë shumë kohë, energji dhe resurse për identifikimin e tij, të kuptuarit e tij dhe të dalit ndanë me te'', ka thënë gjenerali Abizaid.
Gjenerali ka thënë se migrimi i anëtarëve të grupit militant Anasar al-Islam nga veriu në rajonet e Bagdadit është problem i veçantë, bashkë me luftëtarë tjerë të jashtëm që kalojnë kufirin nga Siria dhe gjetkë.
Gjenerali Abizaid ka thënë se nuk nevojiten trupa plotësuese amerikane në Irak në këte kohë.
XS
SM
MD
LG