Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm, Kofi Anan tha sot se "shumë vende anëtare do të dëshironin ta shihnin zgjerimin e rolit të Kombeve të Bashkuara në Irak. Kofi Anani shpejgoi edhe për veprimet e mundshme të Këshillit të Sigurimit lidhur me Irakun. "Nuk përjashtohet që Këshilli i Sigurimit do të mund të vendoste për transformimin e operacionit në Irak në një mandat të Kombeve të Bashkuara për një forcë shumëkombëshe" – tha sekretari i përgjithshëm Kofi Anan, pas takimit që pati me ministrin e punëve të jashtme të Britanisë, Xhek Stro. Zoti Stro tha se "nga kolegët e tij në Këshillin e Sigurimit kishte kërkuar arritjen e një konsensusi, e jo që të përcaktojnë normative. "Ajo që ne diskutuam, para se gjithash, ishte se cila do të jetë etapa e ardhshme në Irak. Pra, si mund të bashkohet Këshilli i Sigurimit për ta forcuar mandatin e Kombeve të Bashkuara" – tha me këtë rast, ministri i jashtëm britanik, Xhek Stro.
XS
SM
MD
LG