Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, mbrëmë vonë, tërhoqi vërejtjen se fushata e Shteteve të Bashkuara për të bindur sa më shumë shtete për dërgimin e trupave në Irak, do të dështojë përderisa SHBA-të të mos pajtohen për një forcë ndërkombëtare të autorizuar nga Kombet e Bashkuara, me përgjegjësi dhe vendimmarrje të përbashkët me forcat e koalicionit.
Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Paëell kishte kërkuar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara që të bëjnë më tepër lidhur me çështjen e Irakut. Por, ai e kishte bërë të qartë se Uashingtoni nuk do të lejojë që t'i kufizojë autorizimet e tij ushtarake, ashtu siç kishin kërkuar Franca dhe disa vende të tjera.
XS
SM
MD
LG