Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm Kofi Annan ka kërkur që Kombeve të Bashkuara t'u jepet mandat më i gjërë në Irak, ndryshe ka thënë se Shtetet e Bashkuara do te gjenjë të vështirë kalimin e një rezolute në Këshillin e Sigurimit për zgjerimin e forcës ushtarake në terren.
''Nuk përjashtohet që Këshilli i Sigurimit mund të vendosë që të transformojë operacion në Irak në një forcë shumkombëshe me mandat të Kombeve të Bashkuara... por kjo do të nënkuptonte jo vetëm ndarjen e barrës, por edhe ndarjen e vendimeve dhe përgjegjësive me të tjerët'', ka thënë Kofi Anan.
Sekretari i përgjithshëm i ka bërë këto komente mbrëmë në Nju Jork pas takimit me sekretarin e jashtëm britanik, Jack Straw i cili kishte përjashtuar më herët çafrëdo zbehje të lidershipit ushtarak amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG