Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq thotë se ''fjalët kyçe'' me të cilat Serbia dhe Mali i Zi paraqitet para bashkësisë ndërkombëtare lidhur me situatën në Kosovë janë-'' shkelja e të drejtave të njeriut, terrorizmi, dhuna, dijalogu dhe çka është ajo Kosovë e pavarur ''.
Nebojsha Çoviq thotë se ''në rast të pavarësimit të Kosovës shtrohet pyetja se kush kend do te aneksojë, Shqipëria Kosovën apo Kosova Shqipërinë. Për këte duhet menduar, njashtu sikurse duhet menduar se Kosova nuk është vetëm problem i Kosovës, por mbarë rajonit dhe mbarë Ballkanit perëndimor'', ka thënë Nebojsha Çoviq.
Ai i ka bërë këto komente para gazetarëve pas takimit me ambasadorët e Beogradit në vendet evropiane.
Me ambasadorët e tyre në vendet evropiane kanë patur një takim edhe kryeministrat e Serbisë dhe Malit të Zi, qëllim i të cilit ka qenë marrëveshja se si të ndryshohet imixhi i vendit në opinionin e mediave të jashtëme.
''Ne jemi viktimë e stereotipit se çfarëdo që vjenë nga Serbia dhe serbët është e keqe dhe ndikon në destabilizimin e rrethanave në rajon dhe në kontinent, porse gjendja definitive nuk është më ashtu'', ka thënë kryeministri Zoran Zhivkoviq.
XS
SM
MD
LG