Ndërlidhjet

logo-print

KRAFORD/TEKSAS


Presidenti amerikan, George Bush ka dënuar sumet e kësajë jave me bomba në Bagdad dhe në Jerusalem dhe ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vënë në shënjestër terrristët kudo që ndodhen në botë.
Në radio-fjalimin e tij javor George Bush ka fajsuar për këto dy sulme të veçanta terroristët të cilët duan të imponojnë ''vizionin e tyre totalitar'', por ka thënë se bota nuk do të zbrapset.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë se nuk duhet lejuar që dhuna në Lindje të Mesme të përcaktojë ardhmërinë e raporteve izraelito-palestineze.
''Shtet palestinez nuk mund të ndërtohet kurrë në themelet e dhunës. Shpresa për ate shtet dhe siguria e Izraelit që të dyja varen nga fushta e pandërprerë e ndërmarrë nga të gjitha palët e rajonit kundër terrorit'', ka thënë George Bush. Ai është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin liderët e rajonit të cilët punojnë për t'iu kundërvënë dhunës.
XS
SM
MD
LG