Ndërlidhjet

PRESHEVË


Në oborrin e Shtëpisë së kulturës në Preshevë mbrëmë kanë shpërthyer tre granata të shkrepura nga minahedhës dore që kanë lënë të plagosur dy fëmijë, Gresha Duraku nga Presheva dhe Tefik Tahiri nga Kumanova, të cilët ishin gjendur aty
Zyrtari serb, Milisav Markoviq e quajti shpërthim ''sulm terrorist që fletë se disa shqiptarë nuk janë të interesuar për jetë të përbashkët në ato hapsira'', kurse lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik, Orhan Rexhepi i ka akuzuar ''formacionet paramilitare serbe'' për shpërthimin e mbrëmëshëm në Preshevë.
''Ky është akt i pastër terrorist i drejtuar kundër fëmijve shqiptarë të cilët argëtohen çdo mbrëmje në oborrin e Shtëpisë së kulturës'', ka thën Orhan Rexhepi.
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare nga Presheva, Ragmi Mustafa ka thënë se akti nuk mund të quhet terrorizëm derisa të përcaktohet se kush e ka kryer.
XS
SM
MD
LG