Ndërlidhjet

PODGORICË


Presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviq ka deklaruar se ''ka shumë arësye'' që Mali i Zi të jetë i interesuar dhe ''të ndjekë në mënyrën më përgjegjëse dhe më të mirë zgjidhjen e ardhmërisë së Kosovës dhe të jetë aleat i paqës, dialogut dhe zgjidhjes politike të asaj çështje''.
''Nëse me ate çështje merren Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është e natyrëshme që ajo të tëreheqë çdo qytetar dhe çdo person përgjegjës politik në Mal të Zi, sepse Kosova është më afër Podgoricës se sa Londrës apo Nju Jorkut'', ka deklaruar Maroviq në një bisedë për të përditëshmen ''Vijesti'' të Podgoricës.
Maroviq ka theksuar se ''vetëm'' stabiliteti i mbarë rajonit ''garanton evropeizim të përshpejtuar'' të Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG