Ndërlidhjet

UASHINGTON


Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer ka deklaruar sot se luftëtarë ndërkombëtarë që po infiltrohen në Irak po bëhen problem gjithnjë më i madh për forcat e Shteteve të Bashkuara.
Duke folur në televizionin amerikan, Bremer ka thënë se një numër i madh terroristësh ndërkombëtar tash po vijnë në Irak dhe paraqesin ''kërcënim të rëndësishëm'' për forcat e koalicionit.
Edhe kryeshefi i ushtrisë amerikane, gjenerali Richard Myers ka tërhequr vërejtjen se terrorizmi ndërkombëtar është kërcënimimi më i madh aktual ndaj Shteteteve të Bashkuara.
Gjenerali ka thënë se Iraku është bërë fushbeteja kryesore në luftën ndërkombëtare kundër terrorit dhe i ka përshkruar Shtetet e Bashkuara si ''vend që ndodhet në luftë''.
XS
SM
MD
LG