Ndërlidhjet

GJENEVË


Trupi i pajetë i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara në Irak, Sergio Vieira De Mello, ka arritur sot në Zvicërr me një kompani ajrore të Brazilit. Diplomati i Kombeve të Bashkuara, i cili ishte edhe Komisioner i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, humbi jetën në mesin e 23 të tjerëve në sulmin bombardues në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Bagdad, javën e kaluar. Familja e tij ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në fund të kësaj jave në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG