Ndërlidhjet

MOSKË


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, John Bolton sot e nesër do të ketë takime me zyrtarët rus në Moskë në të cilat pritet të diskutojë politikat lidhur me Korenë Veriore dhe Iranin.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se është e brengosur lidhur me bashkëpunimin e Rusisë me Iranin në fushën e zhvillimit të energjisë bërthamore sepse Irani mund të jetë në gjendje të zhvillojë armë bërthamore.
Qeveritë në Teheran dhe në Moskë kanë thënë se centrali bërthamor Busher në Iran do të prodhojë energji bërthamore për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG