Ndërlidhjet

logo-print

SAN ANTONIO/TEKSAS


Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush ka premtuar që t'a shohë të realizuar gjer në fund planin e mbështur nga Amerika për paqë në Lindjen e Mesme, me gjith dhunën e fundit izraelito-palestineze, ka deklaruar këshilltarja për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice.
Rice ka thënë se plani që shtron rrugën e paqës është kursi i vetëm që do të sjellë paqë dhe siguri të qëndrueshme në rajon.
Condoleezza Rice ka thënë gjithashtu se liderët izraelitë po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se është në interesin e Izraelit që palestinezët të qeverisin vetëveten në një shtet të qëndrueshëm, paqësor e demokratik dhe i zotuar të luftojë terrorizmin.
Ajo ka thënë gjithashtu se Izraeli ka të përmbushë përgjegjësitë e veta për të ndihmuar që të ndodhin këto ndryshime paqësore.
XS
SM
MD
LG