Ndërlidhjet

BAJRAM REXHEPI: DEKLARATA E QEVERISË SË SERBISË KONSIDEROHET SI PROVOKIM I RËNDË POLITIK


Intervistë me Bajram Rexhepin, Kryeministër i Kosovës

RADIO EVROPA E LIRË
Gjatë ditës së sotme ju do të takoheni me shefin e ri të administratës ndërkombëtare, Hari Holkeri. Cilat çështje mendoni se duhet të numërohen si prioritare në agjenden e z.Holekri?

BAJRAM REXHEPI
Unë kam përgatitur edhe një plan të Qeverisë se si duhet të realizohet gjatë mandatit të tij ku përfshihet edhe zgjerimi i Qeverisë, konkretisht i kryeministrisë me disa zyra të reja, të cilat në një të ardhme të afërt, ndoshta në vitin e ardhshëm duhet të shndërrohen në ministri dhe të ndërrohet një rregullore 2001/19, e cila është një pengesë për efikasitetin e Qeverisë. Janë çështje tjera që edhe më parë janë përmendur, siç janë zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, rritja e sigurisë në Kosovë e sundimi i rendit dhe ligjit. Çështja e kthimit poashtu do të jetë një ndër prioritet dhe shumë çështje tjera të natyrës praktike, sidomos ndoshta pak një ndërrim pak i pozicionieve tona që janë në Këshillin Ekonomik Fiskal, ku jemi në cilësinë e këshilltarit dhe në disa grupe pune të përbashkëta ku do të kemi një partneritet të mirëfilltë dhe të marrim pjesë në vendimmarrje dhe jo vetem të jemi në cilësinë e këshilltarit. Pra, ka shumë çështje, por atë do ta bëj publik pas dy apo tri ditësh.

RADIO EVROPA E LIRË
Është thënë shumë herë se ardhja e z. Holkeri mund të përshpejtojë fillimin e bisedimeve me Beogradin mbi çështjet teknike që janë të interesit të ndërsjelltë. Gjykuar në bazë të rrethanave ekzistuese, sipas jush, cilat janë gjasat që këto bisedime të fillojnë së shpejti?

BAJRAM REXHEPI
Po ndoshta kjo është lidhur me atë se një kohë kemi pasur, në qoftë se mund ta quaj, një vakuum institucional, për arsye se z. Shtajner si ish kreyadminstrator e mbaroi misionin dhe deri dje kur z. Holekri, filloi punën ka qenë një vakuum dhe ka qenë pak e vështirë edhe që të mendohet se në atë kohë mund të fillohej dialogu. Ne edhe më herët kemi filluar t'i bëjmë përgatitjet në nivele të ndryshme politike, të stafit civil dhe të ekspertëve. Do të provojmë që të jemi sa më të përgatitur për dialog, se kur do të fillojë ky dialog nuk varet vetem nga ne kosovarët e poashtu nuk varet edhe nga z. Holkeri. Ne kemi kërkuar më parë dhe po e rikonfirmoj që pa pjesëmarrjen aktive të SHBA-ve dhe BE nuk ka gjasa që ato bisedime të fillojnë ose të kenë sukses. Mirëpo, siç shihet spektri politik në Serbi për nevojat e tyre me deklarat ditore disa që është një ofensivë mund të them diplomatike politike ndaj Kosovës. Nuk shoh se ata janë shumë të intersuar, sepse të përgatitur sigurisht që janë, që ky dialog të fillojë sa më shpejt. Megjithatë, unë nuk mendoj se do të fillojë shumë shpejt. Neve na nevojiten trajnime të ndryshme. Më 7 shtator do të mbahet një trajnim prej 5 ditësh nga ekspertë të Institutit të Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën patronazhin e OSBE-së. Ka edhe disa grupe tjera, të cilat kanë shprehur gatishmërinë që të na ndihmojnë në këtë proces, prandaj nuk mund të përcaktohet ndonjë datë definitive.

RADIO EVROPA E LIRË
Kuvendi i Serbisë për nesër ka paralajmëruar që të miratojë një deklaratë për, siç thuhet, sovranitetin serb mbi Kosovën. Sa mund t'i pengojnë realisht këto veprime të Beogradit kontaktet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

BAJRAM REXHEPI
Faktikisht, ne konkate zyrtare nuk kemi pasur dhe këto vetem e bëjnë që të jemi më larg njëri tjetrit. Kjo deklaratë, jo vetëm nga vendorët, por edhe ndërkombëtarët, konsiderohet si një provokim i rëndë politik. Kur vetë në rezolutën 1244 Kosova nuk figuron si pjesë e Serbisë, por si pjesë e ish-Jugosllavisë. Prandaj këto janë ndërrime të tezave dhe sigurisht që kjo e pengon. Ne do të provojmë që të jemi në nivelin e duhur që të mos bime pre e provokimeve të tyre, por të reagojmë në mënyrë të pjekur bashkë me faktorin ndërkombëtar. Shpresoj se edhe faktori ndërkombëtar në këtë rast do të reagojë më fuqishëm që ajo s'duhet të ketë reperkusione sa i përketë Kosovës, kur dihet se sa jemi në kuadër të rezolutës 1244 ajo edhe kështu, s'mund të ketë konsekuenca, por mos të ketë as pas saj kur të fillojë definimi i statusit, pra të mos jetë një bazë juridike, e cila do të ketë vlerë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të ketë efekt një deklaratë e këtillë në definimin e statusit politik të Kosovës?

BAJRAM REXHEPI
Realisht nuk duhet të ketë. Mirëpo në politikë nuk është gjithmonë drejtësia dhe nganjëherë varësisht nga vullneti politik i ndërkombëtarëve mund të paraqetë një lloj baze, prandaj kjo është pak shqetësuese.

RADIO EVROPA E LIRË
Kur mendoni se është koha optimale për zgjidhjen e statusit?

BAJRAM REXHEPI
Edhepse nuk është mirë që të prognozohet, megjithatë, një herë jam deklaruar edhe në momentin kur u emërova si kryeministër që koha optimale ka qenë dy apo tri vjet. Përgatitjet serioze të platformës duhet të bëhen deri në vitin 2004, ndërsa realisht në vitin 2005 duhet të fillojë definimi i statusit dhe ndoshta të përfundojë brenda vitit 2005.

RADIO EVROPA E LIRË
T'i kthehemi pak gjendjes së sigurisë në Kosovë, e cila ditëve të fundit është përshkallëzuar dhe ka nxitur debate nga më të ndryshmet. Në njërën anë Beogradi i akuzon për këto akte të dhunës, siç thuhet ekstremistët shqiptarë, ndërkaq ju dhe qeveria juaj keni kërkuar më shumë informacione që të ndihmoni, apo të shtoni efikasitetin e policisë në ndriçminin e akteve kriminale. Me çfarë strukturash mendoni që mund të ndihmojë Qeveria juaj në një proces të tillë?

BAJRAM REXHEPI
Në rend të parë mendoj se progresi është evident. Situata e sigurisë në përgjithësi është duke u ngritur, mirëpo ka kohë pas kohe incidente, të cilat na kthejnë pas. Në veçanti janë shumë të ndjeshme incidentet që ndodhin në baza qoftë etnike. Edhepse këtu s'ka paragjykim se kush i ka bërë këto incidente, por janë shumë të ndjeshme sidomos kategoritë e fëmijëve që nuk ka kurrfarë justifikimi, kushdo qoftë që i ka bërë. Mirëpo, nisem nga një princip logjik kush ka interes që të bëjë këto incidente. Interes politik dihet se kush ka, janë ata që trumbetojnë tërë kohën se Kosova është e zhytur në krim ose terrorizëm e çështje tjera, pra mundohen ta prishin imazhin e Kosovës dhe të misionit të UNMIK-ut. Poashtu edhe grupet e ndryshme të krimit të organizuar edhe ato dëshirojnë që të kenë një ambient konfuz, të mos mbisundojë rendi dhe ligji, që të kenë hapësirë për t'i vazhuar aktivitetet e tyre kriminale dhe një emërues i përbashkët i tyre është se ata kanë një bashkëpunim shumë të mirë, pavarësisht se a janë shqiptarë, serbë apo maqedonë. Pra, kjo është e keqja në përgjithësi e Ballkanit dhe ne më të drejtë kërkojmë që të rritet çështja e sigurisë, me të drejtë kemi kërkuar që të rritet efikasiteti edhe i policisë dhe i gjyqësisë në Kosovë, Pavarëisht që është shumë vështirë, mirëpo është e domosdoshme që të angazhohen të gjitha potencialet dhe ne si subjekte më të interesuara, për asrsye se në një mënyrë çmimin me të lartë në rend të parë e paguajnë familjet, të cilat i humbin të afërmit e tyre, por edhe institucionet e Kosovës, qytetarët e Kosovës, të cilëve në një mënyrë u zbehet perspektiva. Por, edhe misioni i UNMIK-ut është një lloj humbësi në këto raste dhe me forca të përbashkëta duhet ta rrisim efikasitetin. Dihet se institucionet e Kosovës nuk kanë kompetencë të drejtpërdrejtë, por jemi pala më e interesuar që ta kemi një ambient të qetë dhe mekanizmat se si ne mund të ndihmojmë është që në një organizim politik, me mesazhe politike të jemi aktiv t'i ndimojmë strukturat e UNMIK-ut për rritjen e efikasitetit të sigurisë dhe sigurisht që Shërbimit Policor të Kosovës t'i jepen më shumë kompetenca, të profilizohen disa grupe të tyre, që do të mirren më tepër me aktivitete të ndryshme kriminale, për arsye se ata e njohin mentalitetin, e njohin terrenin dhe mund të jenë shumë më efikasë se sa disa policë ndërkombëtarë.

RADIO EVROPA E LIRË
Deri ku ka arritur procesi i bartjes së përgjegjësive nga adminsitrata ndërkombëtare te institucionet vendore, konkretisht në Qeverinë tuaj?

BAJRAM REXHEPI
Këtu nuk mund të bëhet një prerje e plotë. Aty ka pasur ndoshta edhe keqkuptime kur është përmendur se vetëm kapitulli i pestë mund të transferohet, ndërsa kapitulli i tetë jo për shka se është i rezervuar. Kjo nuk qendron. Aty janë të ndara dhe të përziera, edhe në kapitullin pestë dhe tetë kompetencat janë të transferueshme dhe disa janë të rezervuara. Një pjesë e madhe e këtyre kompetencave të transferuara janë bartur apo janë në proces të bartjes, pra janë në përfundim. Ndërsa tash në planin që duhet t'ia dorëzojmë z. Holkeri do të jenë edhe ato fusha të rezervuara ku ne duhet të formojmë trupa të përbashkët që të kenë qasje aktive. Kosovarët të krijojnë përvojë dhe eksperiencë dhe në kohën e duhur t'i marrim edhe ato kompetenca.
Intervistoi Arbana Vidishiqi
XS
SM
MD
LG