Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në Kosovë dhe Bosnjë sot kanë filluar ushtrimet ushtarake të NATO-s, të cilat do të zgjasin një muaj. Me këto ushtrime NATO-ja ka për qëllim të dëshmojë se aleanca është në gjendje t'i përforcojë trupat paqeruajtëse në Kosovë dhe në Bosnjë me pjesëtarë rezervë. Në këto ushtrime do të marrin pjesë mbi 6 mijë ushtarë rezervë të NATO-s dhe vendet partnere të saj. Me këtë rast do të jepet edhe një mesazh i qartë se NATO është e vendosur dhe është zotuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG