Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia nuk mundet vetë të sjellë zgjidhje të përherëshme për Kosovën dhe këte nuk mund ta bëjnë as shqiptarët e Kosovës, por zgjidhja e përherëshme për Kosovën duhet të verifikohet nga bashkësia ndërkombëtare, ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq.
Zhivkoviq i ka bërë këto komente gjatë debatit në Kuvendin e Serbisë, i cili diskuton për një Projekt- deklaratë e cila e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë.
Është e vështirë të pritet që zgjidhje e përherëshme mund të dalë edhe nga bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës, prandaj çfarëdo zgjidhje duhet t'a mbështesë bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë kryeministri i Serbisë.
XS
SM
MD
LG