Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Lideri palestinez, Yasser Arafat ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmarrë aksion kundër grupeve militante nëse Izraeli ndërpret sulmet raketore dhe llojet tjera të sulmeve kundër palestinezëve.
Arafat nuk ka sqaruar se çfarë hapash do të ndërmerrte, por ka thënë se nuk do të rrezikonte luftë civile palestineze.
Ndrkohë, trupat izraelite kanë arrestuar mbrëmë 32 militantë të kërkuar palestinez në një varg operacionesh në Bregun Perëndimor, kurse kryeministri palestinez, Mahmoud Abas ka vendosur të mbledhë kabinetin e tij për të diskutuar situatën e sigurisë.
XS
SM
MD
LG