Ndërlidhjet

logo-print

MOISIU KËRKON KUJDES MË TË MADH PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË


Alma Çupi, Tiranë

Presidenti Moisiu, tha se duhet të bëhet urgjet hartimi i një skedari të qytetarëve shqiptarë në botë. "Duhet bërë një kërkesë urgjente për hartimin e një skedari të qytetarëve shqiptarë në botë. Shteti e ka për detyrë të evidentojë me saktësi se ku ndodhen qytetarët e tij", tha presidenti Moisiu. Aktualisht vlerësohet se një e katërta e shqiptarëve janë emigrantë në vendet perëndimore dhe kryetar i shtetit kërkoi trajtim të kujdesshëm të tyre. "Krahas këndeve pozitive, është dalë edhe detyra për të qenë të kujdesshëm për trajtimin e këtij emigracioni atje ku ai ndodhet. Sasia e madhe e emigrantëve tanë, një pjesë e të cilëve fatkeqësisht akoma janë pa leje qendrimi dhe kanë akoma më shumë vështirësi ekonomike, u duhet një kujdesje e veçantë", tha Moisiu. Një nga sugjerimet e bëra sot nga presidenti Moisiu është krijimi i një ministrie për emigracionin. Kjo ministri sipas presidentit duhet të trajtojë me kujdes të gjitha problemet që kanë emigrantët. "Ka ardhur koha të studjohet problemi i organizimit të ministrive të posaqme për emigracionin, ashtu siç e kanë dhe shumë vende tjera me probleme si i yni. Problemet e tyre kërkojnë kujdes, trajtim dhe vemendje më të madhe nga ju dhe të gjithë ne qe jemi shqiptarë".
Në takimin me ambasadorët presidenti Moisiu gjithashtu kërkoi shtimin e punës së ambasadorëve për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë. "Vlerësimi im është së roli juaj ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në krijimin e një imazhi sa më pozitiv për vendi, për afrimin tonë më të madh në strukturat euroatlantike dhe në rritjen e numrit të turistëve dhe të investimeve të huaja." Takimi i kryetarit të shtetit me titullarë të përfaqësive diplomatike jashtë Shqipërisë është një traditë e re që po krijohet. Në këto takime analizohet veprimptaria një vjeçare e trupit diplomatik dhe diskutohen ide për përmirësimin e punës së shërbimit të jashtëm.

XS
SM
MD
LG