Ndërlidhjet

KUVENDI I SERBISË MIRATOI UNANIMISHT DEKLARATËN PËR KOSOVËN


Marash Berisha, Beograd

Në deklaratë këmbëngulet në sovranitetin shteror dhe tërësinë territoriale të Republikës së Serbisë, duke përfshirë pandashmërinë e Kosovës në rajon. Në fjalën hyrëse kryetari i Qeverisë së Serbisë, Zoran Zhivkoviq, vlerësoi se përgjegjësinë më të madhe për gjendjen aktuale në Kosovë e mbanë Bashkësia Ndërkombëtare, sepse KFOR-i dhe UNMIK-u, siç tha ia nuk e kanë kryer si duhet detyrën e tyre. Ai tha se zgjidhjen e qendrueshme për Kosovën duhet ta verifikojë Bashkësia Ndërkombëtare. Është vështirë të presësh tha Zivkoviq, se ajo do të arrihet në bisedat midis Beogradit e Prishtinës. Sipas fjalëve të tij, pas miratimit të deklaratës përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë do të bisedojnë me kryeadminsitratorin e Kosovës Hari Holkeri. "Duam të dëgjojmë cilat janë planet e tij për muajin e ardhshëm në realizimin rezolutës 1244 të KS të OKB-së, të ofrojmë ndihmën tonë në realizimin e atyre planeve, në qoftë se ato do të jenë në përputhje me rezolutën 1244, atëherë ekzistojnë kushet që të fillojë realizimi i saj. Treguesi i këtij përparimi për ne do të jetë, theksoi kryeministri serb, kthimi më i madh i serbëve të dëbuar dhe mbrojtja absolute e atyre që ndodhën në Kosovë. Duke folur për shkaqet e miratimit të deklaratës së propozuar nga nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviq tha se autoritetet e Beogradit po angazhohen për pajtimin historik të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Shefi i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike të Serbisë, i cili e kryesoi ishpresidentin Voisllav Koshtunica, Dejan Mihajllov, deklaroi: "Deklaratën e konsiderojmë si një bazë të shëndoshtë për fillimin e strategjisë së shtetit të Serbisë dhe çështjes së Kosovës për fillimin e procesit, i cili duhet brenda disa vitesh të sjellë si rezultat autonominë e Kosovës në kuadër të Sërbisë dhe autonominë e serbëve në Kosovë, konkludoi Mihajllov. Ngjashëm foli edhe përfaqësuesi i koalicionit në pushtet DOS në Kuvendin e Serbisë, Bojan Pajkiq. Ai tha se deklarata ofron garancinë e sovranitetit në Kosovë, parimin e pandashëmirë s ë territorit të republikës nga i cili sigusrihst nuk do të heqim dorë theksoi Pajkiq. "Përkrahja unanime e deklaratës në Kuvendin e Serbisë do të jetë një inkurajim i madh për bashkëadhetarët tanë në Kosovë dhe në Evropë, se nuk kemi hequr dorë nga ta", konkludoi Bojan Pajkiq.
XS
SM
MD
LG