Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair ka thënë se qeveria e tij e kishte mbështeur dosjen e para luftës lidhur me armët irakiane për zhdukje në masë në informacionet e agjecisë britanike të zbulimit, pa i stërmadhuar të dhënat.
Tony Baliar dëshmoi sot para hetuesisë së pavarur lidhur me vdekjen e ekspertit britanik për armatimin David Kelly.
Blair tha se do të kishte dhënë dorëheqie sikur qeveria e tij të kishte stërmadhuar informacionet për rrezikun nga armët irakiane për zhdukje në masë, siç pohojnë disa raporte të mediave.
Derisa Tony Blair jepte dëshminë, një grup qytetarësh protestuan para objektit të hetuesisë duke brohoritur fjalë të rënda kundër kryeministrit britanik.
XS
SM
MD
LG