Ndërlidhjet

DUBAI


Ministri i Brendëshëm i Arabisë Saudite i ka quajtur ''apsolutisht të pabaza'', akuzat e Shteteve të Bashkuara se militantët nëpërmjet kufijve të mbretësisë po hyjnë në Irak për të sulmuar trupa amerikane .
Në një intervistë për gazetën Al-Hayat në gjuhën arabe që botohet në Londër, princi Nayef bin Abdul Aziz ka thënë se cilido saudit që mund të ndodhet në Irak duhet të ketë hyrë atje nëpëmjet vendi të tretë.
Javën e kaluar, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Richard Armitage ka thënë se disa nga personat që sulmojnë forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak vijnë nga Arabia Saudite si edhe nga Irani dhe Siria.
XS
SM
MD
LG